Vendimi i Trump për Iranin, Tritan Shehu: Në shërbim te paqes e stabilitetit

Tuesday, 08 May 2018 20:51

Deputeti i PD, ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu ka reaguar dje pas vendimit të Presidentit të SHBA për anulimin e marrëveshjes për armët bërthamore.

Përmes një statusi në FB, z.Shehu shkruan:
”Presidenti Trump sot mori një vendim të fortë dhe jo të lehte, duke anuluar marrëveshjen me Iranin për armët bërthamore. Presidenti Trump sot mori një vendim te forte dhe jo te lehte, duke anuluar marrëveshjen me Iranin për armët bërthamore. Pa asnjë dyshim ky është një vendim i SHBA i studiuar mire ne te gjithë aspektet e pasojat e tij, ne shërbim te paqes e stabilitetit te asaj zone e me gjere. Eshte shume pozitiv fakti, ajo qe deklaroi Presidenti Trump, te qenit ne sintoni me aleatet kryesore te Washingtonit edhe ne këtë vendim. Pa dyshim vendi ynë edhe këtë here duhet te ndjeke SHBA, ashtu siç duhet t’i ndjeke ata ne mënyrë konstante veçanërisht kur behet fjale për politikat e sigurisë. Qeveria shqiptare nuk duhet te perserise përsëri gabimet fatale qe kreu ne dhjetor, gjate Konferencës Islamike e gjate Asamblesë se OKB.ShBA janë faktori kryesor e determinues per sigurinë e paqen jo vetem ne ate Rajon te vështirë, por ne tërësi ne rang botëror. Ne shqiptaret duhet te jemi koshient te rendesise jetësore qe kane pasur, kane dhe do te kenë për neve, maredheniet e ngushta me SHBA, respektimi me fanatizëm nga ne i këtyre lidhjeve gjeo strategjike”.

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 21:01
Login to post comments