Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin ‘360 gradë’.
Ai është shprehur se kryeministri Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë sepse ka futur përçarjen mes jugut dhe veriut.
Berisha është shprehur se ai i ka çuar të gjitha fondet në Jug, ndërsa në Veri nuk ka bërë asnjë investim.
“Gjykoj se situata aktuale është më kritikat. Shqipëria është sot delja e zezë. Nuk hapen negociatat. Kjo përbën një problem madhor për Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi Rama ka futur në vend një përçarë veri-jug që as Zogradi ta ketë bërë kaq të madhe. E ka përjashtuar tërësisht veriun nga investimet.”, tha Berisha.