Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për gazetarin Artur Zheji në "360 Gradë", në Ora News, thotë se Shqipëria rrezikon t'i përsëritet skenari i vitit 2016 për negociatat.
“Shqipëria është sot delja e zezë, vendi i damkosur për rekordet më të zeza të instaluara nga Edi Rama. Shqipëria edhe pas 4 vitesh rrezikon të përsërisë rekomandimin e 2016-s. Dmth nuk hapen negociatat, por merr dhe këto detyra. Kjo përbën një problem shumë madhor për Shqipërinë.”, -shprehet Berisha.
KE ka rekomanduar që Shqipërisë t’i hapen negociatat, por disa vende të BE janë skeptikë nëse do të votojnë pro në Qershor.