Berisha: Izet Haxhia një kriminel më shumë në krah të Ramës

Tuesday, 08 May 2018 21:26

Ish-kryeminstri Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes së drejtuesit të emeisionit 360gradë për ekstardimin e Izet Haxhisë. Berisha tha se Haxhia është një kriminel më shumë në krah të Ramës. Ish kryeministri zbuloi se përvec se i dënuar me 25 vjet burg për vrasje në Shqipëri, Izet Haxhia është edhe I dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi. “Një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës .Ajo që dimë ne është se është i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg, i dënuar përjetë në Greqi dhe vjen në krah të Edi Ramës” tha Berisha.

Ai denoncoi ndërhyrjen e kryeminstrit Edi Rama në drejtësi, duke përmendur faktin se Rama I ka premtuar rihapjen e çështjes. “ Ministria nuk mund t’i premtojë kurrë hapjen e çështjes. Edi Rama i paska prenmtuar hapjen e çështjes. Çështjen e hap drejtësia. Në krah të Shullazit, Dritan Dajtit ky është një tjetër kriminel” tha Berisha.

Berisha: Një kriminel më shumë në krah të Ramës

Zheji: Një që ju akuzon për cështjen Hajdari

Berisha: Ai është një kriminel i dënuar me 25 vite burg, sipas mediave i dënuar në Greqi përjetë dhe del në krah të Edi Ramës

Zheji: Keni dyshime, pse duhej të vinte

Berisha: E mori Edi Rama!

Zheji: Ja ka kërkuar qeverisë turke?! Një favor i Erdogan?

Berisha: Lajmet thonë se Ministria i ka premtuar haopjen e cështjes, Edi Rama i ka premtuar hapjen e çështjes. Si mund të hapë qeveria çështje gjyqësore?! Nxorrën fytyrën e tyre!

Zheji: Po pse i duhet ai?

Berisha: Ai është një kryefrikacak, unë nuk kam cfarë të them ty, se o ti e njeh të brendshmen e tij o se njeh askush!

Zheji: Në rini ishte timid

Berisha: Mos më bëjë të hyj unë në ca gjëra të rinisë së tij, nuk po flas se shkon e qan pastaj!

Login to post comments