Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për gazetarin Artur Zheji në "360 Gradë", në Ora News, thotë se Gjykata Kushtetuese është "ekzekutuar" duke fajësuar për këtë kryeministrin Edi Rama.
Berisha ka theksuar se Rama i ka kapur të gjitha institucione, që nga Prokuroria e deri te Gjykata Kushtetuese.
“Edi Rama është sot kryetar i Prokurorisë, kryetar i Gjykatës. Asgjësoi Gjykatën Kushtetuese. Ajo është ekzekutuar. Nuk kam asgjë të kontrollit ligjor të pasurive. Ka një mijë mënyra për ta programuar që Gjykata Kushtetuese të mos asgjësohet. Sa bukur u thotë ai qytetarëve apo gjykatëse tmerrojuni pse kanë një apartament. Po ai me vilën e tij 58 metra të gjata me materialet më të kushtueshme të importit. Me truallin e deklaruar 2 dollarë metri katror. Ajo si kosto e ka të jashtëzakonshme, si bunker ajo shpreh psikologjinë e tij. Është rikthyer në origjinë Edi Rama.”, shprehet Berisha.