“Një fitore spektakolare e ‘forcës se krimit’ në Vlorë”. Ka qenë ky përcaktimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha për ngjarjen skandaloze të ndodhur orë më parë, ku një i ri është arratisur nga Gjykata e Vlorës në mënyrë spektakolare.
Ngjarja ka ngritur në këmbë të gjitha strukturat e policisë, duke vënë postblloqe dhe krehur zonën, për arrestimin e 29-vjeçarit Mikel Kaso.
“Një fitore spektakolare e ‘forcës se krimit’ në Vlorë! Ja se si arratiset nga Gjykata pengmarrësi.sb”, shkruan Berisha.