×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Rama i shpall luftë Zërit të Amerikës

E Enjte, 24 May 2018 13:16

Edi Rama nuk ndalet. Kudo gjen armiq të jashtëm dhe të brendshëm. Duke mos mjaftuar intimidimi dhe sulmet e njëpasnjëshme për mediat shqiptare, duke i etiketuar kazan apo kriminale, sot ai ka guxuar dhe e ka futur në grupin e armiqve të tij edhe Zërin e Amerikës.  

Ai ka sulmuar Zërin e Amerikës, në lidhje me investigimin e bërë publik dje mbi skandalin e inceneratorëve. Rama ka publikuar një video kompjuteri për të  hedhur poshtë pretendimet e Zërit të Amerikës, e duke shkuar më tej duke i cilësuar si të dobishme për shëndetin e mjedisin.

‘Ju ftoj të gjithëve të mos dëgjoni zhurmën e kënetave politike e mediatike ku gëlojnë njëmijë e një të zezat kundër këtyre projekteve kaq të dobishme për mjedisin e shëndetin’, shkruan Rama në reagimin e tij. /55news.al/

Login to post comments