"Krimi godet sërish, bashkë me narkopolicinë dhe narkoprokurorinë"

E Enjte, 24 May 2018 13:33

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një goditje të forcës së krimit ngjarjen e rëndë, ku Prokuroria e Durrësit u grabit natën nga persona të panjohur, që kanë vjedhur material nga zyrat e prokurorëve.

Forca e krimit godet! Forca e krimit në bashkëpunim me narko policinë dhe narko prokurorinë e Durrësit vodhi mbrëmë dosjet e kësaj të fundit. Dosjet u sistemuan në arkivin e krimit shtetëror. Autoret, pas këtij suksesi te rëndësishëm, po përgatisin suksesin tjetër më të madh të radhës! Sb”, shkruan Berisha në rrjetet sociale. /55news.al/

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 15:30
Login to post comments