Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pret sot Presidentin George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella.
Gjatë këtij takimi Kryemadhi tha së LSI jep gjithë mbështetjen e saj për reformën zgjedhore “LSI mbështet kryerjen sa më të shpejt të Reformës Zgjedhore.” u shpreh ajo.
Më tej kryetarja e LSI-së shtoi se moskryerja e kësaj reforme në qershorin e vitit të kaluar u shfrytëzuar nga qeveria Rama për blerjen e votave, “Moskryerja e Reformës Zgjedhore para zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017 u shfrytëzua nga qeveria për prishjen e zgjedhjeve, blerjen masive të votës.” tha Kryemadhi.
Sipas Kryemadhit reforma zgjedhore duhet të zgjidhë sa më parë këtë problem’ “Reforma zgjedhore përpara çdo gjëje tjetër duhet ti jap përgjigje shumë të fortë problemit të blerjes së votës, si fenomen që po shkatërron të tashmen dhe të ardhmen e vendit.” mbylli fjalën e saj kryetarja e LSI-së.