Basha: Pse në kushtet ku jemi s’mund të bojkotojmë parlamentin

Hënë, 28 May 2018 14:35

Disa deputetë të PD-së, në mbledhje grupi të zhvilluar ditën e sotme, kanë hedhur idenë e bojkotit të Parlamentit.

Por pasi ka dëgjuar kërkesat e deputetëve, kreu i PD-Lulzim Basha ka argumentuar se përse në kushtet e tanishme politike nuk mund të ketë bojkot të politikës.

Çfarë tha Basha ne mbledhjen e grupit te PD

Në fakt e vetmja mënyrë sesi mund të hapen negociatat është që, kur Europa sheh se edhe kur Rama Xhafaj me krimin i organizuar kanë kapur shtetin, qytetarët nuk e pranojnë, e refuzojnë, nuk mbyllin sytë. Kjo i tregon partnerëve se edhe pse Rama nuk i ka plotesuar kushtet, shqiptaret me reagimin e tyre si europiane qe refuzojne dhe nuk e pranojne te keqen.

Levizja drejt bojkotit parlamentar ne kushtet kur jemi investuar fort per hapjen e negociatave, rrezikon te devijoje vemendjen nga ceshtja kryesore: qe kemi nje qeveri te lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e droges.

Kemi nje minister te Brendshem, vellai i te cilit është një trafikant ndërkombetar droge, i denuar ne Itali nga drejtesia Italiane, por qe me mbrojtjen dhe ndihmen e vellait minister te Brendshem vazhdon aktivitetin kriminal.

Kemi nje kryeminister qe eshte kaq i lidhur me krimin sa kalon nga nje minister i Brendshme pjese e nje organizate kriminale te trafikut te drogës, te nje minister qe ka vene Ministrine, policine dhe prokurorine ne funksion te mbrojtjes se vetes dhe vellait të tij trafikant droge.

Ne keto kushte, jam i mendimit të perdorim te gjitha format dhe menyrat demokratike si opozite me grupin parlamentar, strukturat, qytetaret per te bere te qarte qendrimin tone te prere se largimi i Fatmir Xhafes eshte kusht i panegociueshem i opozites, veprim i domosdoshem per hapjen e negociatave. As shqiptaret, as Europa nuk mund te pranojne qe vendi te kaloje nga policia Tahiri-Habilaj te policia Xhafaj dhe prokuroria Rama-Xhafaj.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet nga Ministër i Brendshëm dhe të hapë rrugën për një hetim të pavarur dhe të pandikuar nga pushteti që ai mban sot.

Policia e Shtetit duhet të çlirohet nga kapja prej klanit Xhafaj, i cili zëvendësoi klanin Tahiri-Habilaj, duke vazhduar të mbrojë krimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Lufta kundër krimit dhe drogës është një kusht kryesor i hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, plotësimi i të cilit po vazhdon t’i kërkohet me forcë qeverisë shqiptare nga qeveritë europiane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...