Albert Veliu i njohur si ‘Dëshmitari X’ është ndaluar gjatë ditës së sotme bashkë me djalin e tij në Kosovë. Por edhe pse lajmi bëri xhiron e medias, asnjë nuk dha ndonjë shkak se pse është arrestuari Veliu në qytetin e Shtimes.
Nuk dihet ende se kush ka dhënë urdhrin për arrestimin e tij, pasi Policia e Kosovës është shprehur se menjëherë sapo është arrestuar kanë njoftuar autoritetet shqiptare. Por zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se Policia bazuar në autorizimet ligjore, dje ka ndaluar dy qytetarë të Republikës së Shqipërisë, të cilët janë trajtuar sipas procedurave të parapara me ligj.
‘Babalja’ është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda të Shqipërisë. Ai pritet t’i dorëzohet autoriteteve në Shqipëri. Por burime nga prokuroria e Krimeve të Rënda janë shprehur se nuk kanë lëshuar ndonjë urdhër-ndalimi për Albert Veliun.
Reagimi i prokuroriw
Ne dijenine tone si Prokurori e Pergjithshme nuk ka.
Prokuroria per Krime te Renda po kryen hetime ne procedimin penal Nr. 95/2018 regjistruar per vepren penale te "Trafikimit te narkotikeve" parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Ndaj shtetasit Albert Veliu nuk ka urdher ndalimi apo urdher per ekzekutimin e ndonje vendimi te Gjykates per Krime te Renda.