×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ironia e Shehit: BE-ja në Itali njeh ministrat e Ekonomisë. Në Shqipëri, Ramën e Xhafajn

Tuesday, 29 May 2018 11:01

Deputeti Dashamir Shehi në fjalën e tij të protestës në Komisionin e Ekonomisë sot ku ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka sjellë një rast absurd sesi Evropa e njeh dhe e sheh Shqipërinë në momentet kur po pritet hapja e negociatave.

"Në Itali njohin ministrat e Ekonomisë, - tha Shehi, - kurse në Shqipërinë me krim e korrupsion vetëm kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm!

"Sot kryefjala e tërë punëve është kjo: a do të vazhdojmë me këtë lloj situate?! - tha Shehi, - Se mbrëmë ishte në arrest shtëpie Tahiri, i shihte ndeshjet nga kolltuku, tani do t’i shohë nga bastet që ka afër shtëpisë.

Do të vazhdojmë kështu sot?! Se mbrëmë kanë arrestuar – si e ka emrin ai dëshmitari atje, - se kjo është shumë e bukur, është komedi...Në asnjë vend nuk ndodh po ta mendoni: Atë që denoncoi, e arrestojnë pse kaloi në Kosovë! - I denoncuari nuk arrestohet kur kalon Italinë!!!

Dhe këtu mbyllet muhabeti!

Mos u merrni fare me komentet, merruni seriozisht me këtë punë. Mos e mendoni fare si e mendon partia jonë, mendoni njëherë si e mendojnë partitë e tjera që na shohin nga Europa.

Ka bërë vaki në ndonjë shtet që ka shkuar të lypë tek dera e komshiut, të hyjmë në Europë me këto njerëz që ka, me këto Ministra të Brendshëm?! Për çfarë na akuzon Europa ne?! Për drogë, për korrupsion, se nuk na akuzon për varfërinë, sikur këta zotërinjtë të ishin Ministrat e Ekonomisë, siç debatohet sot në Itali. Jo mor! Në Shqipëri ato njohin dy vetë, Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm!

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, rresht pas rreshti janë njerëz të kriminalizuar!  U mbyll kjo punë! E kanë fajin këta, e kanë kalamajtë e këtyre, e kanë kunetërit, e kanë vëllezërit, kjo për ne s’ka fare rëndësi....absolutisht! Dhe s’duhet të ketë fare rëndësi dhe për ju. Për ne rëndësi duhet të ketë çfarë perceptimi ka Europa për ne që pretendojmë të shkojmë në Europë.

Vazhdoni të ankoheni se ju pengojmë ne! Katër vjetët e para ju pengonin borxhet e qeverisë së vjetër. Mbaruan, u shlyen, u lanë, ku di unë se ç’bëtë me to!

Dy vjetët e dyta ju pengoi sistemi i drejtësisë juve. Se s’ju linin prokurorët juve...Nuk mbillej misri në Lushnje, e ka fajin drejtësi! Përmbytet Shkodra, e ka fajin drejtësia! Nuk prodhon hidrocentralet, e ka fajin drejtësia! Keni gjetur justifikimin më absurd dhe kur vjen puna, edhe drejtësinë e keni sot në dorë! Tani keni filluar se e paska fajin jo drejtësia, po LSI-ja! Se kanë qenë ortakët tuaj dhe s’jua kanë shkuar punët mirë. Gjithnjë gjeni justifikeime, asnjëhërë nuk jeni justifikuar me punë!",- theksoi Shehi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...