×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Kurz, Ramës: Të ndalet ikja masive e shqiptarëve

E mërkurë, 30 May 2018 14:27

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë mbajtur një konferencë për mediat në Vjenë, pas një takimi ku është diskutuar për emigrantët dhe azilin.

Kancelari austriak u shpreh se Shqipëria duhet të përpiqet që të mos përsëritet viti 2015, kohë kur mijëra shqiptarë braktisën vendin dhe kërkuan azil nëpër Europë.

“Shqipëria ka bërë shumë dhe negociatat janë në një rrugë të mirë. Megjithatë kur do të merret ky vendim nuk mund t’ua them akoma. Megjithatë Shqipëria është në një rrugë të mirë.

Ne nuk duam që ato që ndodhën në 2015 të përsëriten ndaj ne duam sigurinë e kufijve dhe duam ta garantojmë këtë dhe duam që ta mbështesim Shqipërinë nga ana bilaterale. Ministrat e brendshëm dhe ekspertët po shkëmbejnë informacione. Ne folëm për bashkëpunimin mjaft të ngushtë, por dhe për mbështetjen financiare që do të bëjë BE”, tha Kurz.

Login to post comments