×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ekskluzive/ Murrizi: PS nuk ekziston më! Rama një sadist, Rilindja një sekt

E mërkurë, 30 May 2018 14:45

Në një intervistë ekskluzive për “55news.al”, deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, duke iu përgjigjur disa pyetjeve mbi mazhorancën socialiste, qeverisjen e saj dhe kryeministrin Rama, e ka cilësuar këtë të fundit si një “sadist” dhe “arrogant” që tallet me popullin, në një kohë që “Rilindjen” si një sekt dhe aspak si parti qeverisëse. Për deputetin Murrizi, ka kohë që nuk ekziston më as qeveria dhe as PS-ja, të cilat sipas tij janë vënë prej kohësh në shërbim të bandave të drogës dhe krimit të organizuar, duke e lënë qeverisjen pezull.

Çfarë politikani është për ju Edi Rama?

Rama është një politikan që ka në pushtet prej 20 vitesh, që nga viti 1998 kur erdhi si ministër Kulture. Pra është politikani që ka qëndruar më gjatë në pushtet nga të gjithë politikanët shqiptarë pas Enverit. Është i pangopur me pushtet dhe e ëndërron veten si tutor i çdo pushteti, prandaj prej 5 vitesh kryeministër i gjithë qëllimi i tij ka qenë kapja e çdo pushteti me çdo lloj çmimi, makinacioni, apo “koncesioni”, edhe ndaj përfaqësuesve të Perëndimit në Tiranë, që fatkeqësisht kanë qenë në një farë mënyre si vello e mëndafshtë e qeverisë së drogës në këto 4 vite. Është sadist në ekstrem dhe tallet me fatkeqësinë dhe fukarallëkun e qytetarëve. Një politikan arrogant dhe megalloman që absolutisht herë-herë mendon që po të mos ishte ky kryeministër, as Shqipëria as Europa, e as bota nuk do t’ia dilnin dot.

Cila është për ju, pika më e dobët e qeverisjes?

Është shumë e vështirë të ndash veçmas se cila është pika më e dobët e kësaj qeverie, sepse duhet të gjejmë realisht se çfarë nuk ka të dobët ajo??? Pikat e dobëta të një qeverie shihen kur ajo punon dhe përpiqet të realizojë atë program që ju ka paraqitur qytetarëve në fushatë. Por kjo maxhorancë prej 5 vitesh nuk ka marë mundimin të realizojë asgjë nga çfarë ka mashtruar dy fushata rresht. Pika më “fortë” e kësaj qeverie është vetëm droga dhe strategjia që ka pasur qysh sa ka ardhur në pushtet, që trafikun e drogës ta ketë nën kontroll të plotë nëpërmjet ministrisë së Brendshme. Nuk është rastësi e as aksident që dy ministra të brendshëm të jenë nën komandën e grupeve apo individëve që drejtojnë trafikun e drogës në Shqipëri.

Me rënien e qeverisë "Rama", a do të çahet Partia Socialiste?

Partia Socialiste nuk ekziston më, jo do të përçahet! Kjo është rilindja që në fakt është një amalgam sekti dhe grupimi shoqëroro-kontigjeto-banditësh. Këtu janë mbledhur disa pinjollë të ish-diktaturës përzier me disa askusha politikisht tek ish-PS, që këndojnë në kor këngën që ju ka shkruar Rama./55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 14:52
Login to post comments