Deputetja e PD-së tregon planet e opozitës, ja çfarë do bëjnë deri në 28 qershor

E mërkurë, 30 May 2018 18:54

Deputetja demokrate Albana Vokshi, tha sot se opozita nuk do të ndalet së denoncuari dhe së kërkuari që qeveria të arrestojë kriminelët në qeveri dhe kudo.

Vokshi tha në Syri.net se opozita deri në datë 28 qershor do të luftojë fort që kjo qeveri të punojë që Shqipërisë t’i hapen negociata për në BE dhe të arrestoj ministrat e krimit.

“Ne si opozitë do të jemi çdo ditë në komisione, në seanca, do të kemi edhe protesta. Kemi një lloj plani i cili hap pas hapi do të publikohet. Edhe 28 ditë ka kohë qeveria që të tregojë se e ka seriozisht hapjen e negociatave. Çfarë do të thotë kjo? Të arrestohet Saimir Tahiri, të largohet Fatmir Xhafa, të arrestohen kokat e krimit.  Ne do të bëjmë punën si opozitë deri sa të kemi një vendim për hapjen e negociatave”, tha deputetja e PD-së.

Login to post comments