Meghan pëson incident në dasmën e kushërirës së Harryt

Diel, 17 June 2018 19:30

Çifti i ri mbretëror Meghan dhe Harry ishin të pranishëm në dasmën e kushërirës së Harryt, Celia McCorquodale. Të sapomartuarit ishin kapur përdore dhe po ecnin në bar në momentin kur Meghanit i rrëshqiti këmba dhe për pak u rrëzua.

Por princ Harry u tregua i shkathët dhe ia mbajti dorën fort, në mënyrë që Meghan të mbante ekuilibrin, siç shihet edhe në këtë video të Daily Mail.

Por ky incident i vogël mbeti në hije, pasi ajo që ia vlente të komentohej ishte pamja e tyre.

Meghan kishte veshur një fustan të lirshëm ngjyrë të bardhë me lule bojëqielli dhe mbante një kapele, siç është traditë në dasmat mbretërore.

Ajo që martohej ishte mbesa e princeshë Dianas, Celia McCorquodale, e cila mbante në kokë të njëjtën kurorë që Diana ka mbajtur ditën e dasmës së saj.

E pranishme në dasmë ishte edhe kushërira tjetër e Harryt, Lady Kitty Spencer, e cila është e famshme pasi është modele e firmës Dolce&Gabbana.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...