Koreografi dhe balerini Majlajdo Gala thyen tabutë në Shqipëri dhe realizon një performancë danci mbi takat e larta.
Videoklipi me performancën provokuese, koreografia e të cilës është realizuar nga vetë ai, është postuar në youtube dhe po tërheq vëmendje.
“Unë jam i vetmi koreograf dhe balerin shqiptar që e ka realizuar.
Në botë është shumë e përhapur dhe shumë trendi edhe pse në Shqipëri e shohin si thyerje tabu pasi nuk kanë parë një mashkull me taka.
Është një performancë që do teknikë shumë të lartë për tu realizuar profesionalisht. Duhet një guxim dhe aftësi e lartë krijuese për të realizuar koreografinë me taka.”
Edhe vetë Majlajdo e di se videoja do të ketë reagime pro dhe kundër në Shqipëri, por parashikon që koreografia që ai ka arritur ta performojë sot pas 10 viteve do të jetë një trend.
“Ky kërcim do të bëhet trend në Shqipëri pas një dekade por unë jam partizan për të qenë gjithmonë i pari për gjërat e reja”, tregon Majlajdo Gala në një prononcim për redaksinë online oranews.