Edhe pse në estradë miqësia në mes tyre funksionin sipas grupeve dhe interesave, shpesh për pak gjë shkëputën raportet, e ndoshta ndonjë rast është edhe më shumë se aq, prekin zonat që nuk duhet shkelur dhe aty fillon lufta në mes tyre, siç edhe ishte një kohë jo shumë e këndshme për Dafinën dhe Tunën, edhe pse në mes tyre ishte dhe një bashkëpunim.
Kjo distancë dhe raport i keq u krijua në mes vajzave shkaku i lidhjes së dy këngëtareve në raport me Ledri Vulën. Vitet ecnin e miqësia në mes dy këngëtareve mbeti ngrirë. Ishte vitit i kaluar ku u ulën gjakrat në mes Dafit dhe Tunës . Amerika ishte vendi ku ato u panë në shoqëri të njëra tjetrës krahë për krahë sikur kurrë të mos kishte ndodhur asgjë.
E bukur kjo, vazhdoi miqësia duke i dhënë mbështetje të paktën në projekte duke publikuar njëra tjetrës pjesë nga kënga, ashtu bëri Tuna për Dafinën. E më kot nuk thuhet se gjërat kthehen herët apo vonë, të njëjtën gjë bëri Dafina duke e mbështetur Tunën më këngën ‘Chonga’ këngë kjo që u prit mjaft gjatë dhe më në fund erdhi shumë fuqishëm dhe si gjithmonë unike.