Këngëtarja e njohur, Greta Koçi ka publikuar imazhe të reja në llogarinë e saj në “Instagram”.
Në këto imazhe ajo duket gati si një kukull plastike nga grimi dhe ndërhyrjet në fotografi e saj.
Me shumë grim dhe me stil ndryshe të flokëve, këtë herë me baluke ishin detajet që binin në sy në fotografinë e Gretës.
“Unë nuk jam ajo që më ndodhi, unë jam ajo që kam zgjedh të bëhem. Pamje e re” ka shkruar ajo në këtë imazh.