Ndonjëherë na krijohet ideja mbi njerëzit e famshëm, e sidomos atyre që bëjnë pjesë në familjen mbretërore sikur jetojnë një jetë shumë ndryshe nga ajo e jona.
Ata janë gjithmonë perfektë dhe mendojmë po në fëmijëri a luanin dhe vriteshin ashtu si ne?
Dhe kësaj pyetjeje i ka kthyer përgjigje dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton.
Nuk është se ajo na e ka thënë apo ka bërë ndonjë intervistë në lidhje me këtë, por një shenjë 7 centimetra në kokën e saj na e ka provuar këtë gjë.
Në rrëzë të kokës së saj ndodhet një shenjë për të cilën njerëzit fillimisht aluduan se mund të ishte ngjitëse ekstejshën, por në fakt burimet pranë pallatit mbretëror e kanë hedhur poshtë.
Sipas tyre shenja është shkaktuar për shkak të një aksidenti në fëmijëri, dhe më pas Kate ka kryer një operacion.