Bebe Rexha mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në ‘iHeartRadio Canada’ që u mbajt në Toronto.
Këngëtarja shqiptare ka fituar çmimin në kategorinë ‘Bashkëpunimi më i mirë’ me këngën ‘Meant to be’.
Këtë lajm e ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram vet Bebe ku shihet me trofe në dorë.
Ylli botëror në këtë mbrëmje ka performuar hitin e saj ‘I’m a Mess’.