Eddie Murphy do të bëhet baba për herë të dhjetë.
Aktori 57-vjeçar pret një fëmijë së bashku me të dashurën e tij australiane, Paige Butcher (39 vjeç).
Komiku i famshëm është i lidhur me aktoren australiane që nga viti 2012 dhe janë prindër të një vajzë 2-vjeçare, me emrin Izzy.
Murphy ka edhe 8 fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e tij të mëparshme.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





