×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tuna guxon, shfaqet pa grim dhe duket kaq ndryshe

E Enjte, 25 October 2018 19:53

Rastet kur personazhet publik shfaqen “acqua & sapone” janë aq të rralla, ose më mirë të themi të pamundura fare, sepse e gjithë jeta e tyre duket sikur është e zhvendosur në skenë, aty përballë publikut dhe audiencës në masë.

E nuk ndodh vetëm për Tunën kështu! Kryesisht në daljet e tyre televizive, në studio apo në intervista të ndryshme, artistët shfaqen më të kuruar se kurrë, madje në më të mirën pamje të mundshme të tyre. Por, vetëm dje, me sa duket pak orë përpara se të realizohej xhirimi i puntatës së “Xing” me Ermalin, moderator zgjodhi të shijojë një drekë me të ftuarën e tij speciale pak përpara emisionit.

Përpos batutave të rastit që u shkëmbyen, ajo që na ra menjëherë në sy ishte fakti që këngëtarja u shfaq thuajse fare pa grim. Tërësisht natyrale, pa pikë make up-i, mendojmë se ky është ndër të rrallat raste kur Tuna shfaqet kështu. Me siguri, që pas udhëtimit nga Kosova për në Tiranë, këngëtarja ia ka lejuar vetes këtë luks, që të shfaqet pa grim, për t’ja besuar më pas atë me siguri ndonjë profesionisti, pak përpara daljes në skenën e Xing-ut.

Login to post comments