×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pas Duas, Ritës dhe Bebes është radha e një shqiptareje tjetër të pushtojë skenat botërore

E Enjte, 25 October 2018 20:28

Emrat si Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa njihen në të gjithë botën dhe suksesi i tyre është i padiskutueshëm. Falë talentit të tyre, ato kanë arritur të bashkëpunojnë me emrat më të famshëm të muzikës. Këto këngëtare po pushtojnë skenat ndërkombëtare dhe ndërkohë që fama e tyre është në rritje, një tjetër shqiptare, po aq e talentuar sa ato, po rezulton shumë e suksesshme në botën ndërkombëtare të muzikës.

Amanda Ava Koçi është 25-vjeçarja me origjinë nga Kosova, e cila në botën e artit njihet me emrin Ava Max. Këngët e saj më të njohura janë “Sweet but Psycho” dhe “Let it be me”, në bashkëpunim me David Guetta-n. Këto këngë deri tani numërojnë mbi 3 milionë klikime dhe kanë qenë në krye të top-listave muzikore në Europë dhe më gjerë. Ava Max ka publikuar para dy ditësh një bashkëpunim me Jason Derulo-n, që pritet të jetë një hit, ashtu si të gjitha këngët e tij.

Video

Login to post comments