Kylie Jenner ka bërë një postim në Twitter ku shprehet se i ka ardhur në majë të hundës me vitin 2020 dhe ndjekësit e saj janë treguar të pamëshirshëm.
Postimi i saj erdhi vetëm disa sekonda përpara se Kylie të bënte një dedikim për reperin 20-vjeçar Pop Smoke, i cili u nda nga jeta pas një mësymje me armë në shtëpinë ku banonte.
Pas kësaj, Kylie thjesht shkroi “Më ka ardhur në majë të hundës me 2020-n” dhe njerëzit aq deshën.
“Po bli një vit tjetër, ku qëndron problemi”, i shkruante dikush duke theksuar faktin që ajo është tepër e pasur.
“Ashtu? Të jesh miliardere ka qenë e ashpër javët e fundit? Të kesh para të mjaftueshme për të zgjidhur ndonjë problem dhe të mos kesh shqetësime është e vështirë këtë vit? Ju keni të drejtë, le t’i shkëmbejmë llogaritë bankare”, vjojnë komentet e radhës.
Pra nëse ke para sipas disa njerëzve nuk të lehohet fare të ankohesh dhe mërzitesh me jetën tënde.
Sidoqoftë, njerëzit janë mësuar të komentojnë çdo gjë që bën familja Kardashian-Jenner, kështu që do të mësohemi dhe me komente të tilla.