Dafina Zeqiri i ka shprehur dashurinë në publik partnerit të saj Dj Geek. Ka qenë vetë këngëtarja shqiptare ajo e cila ka publikuar një foto me partnerin duke u puthur gjatë xhirimeve të klipit të saj më të ri. Dafina shfaqet në krahët e Dj-it të njohur ndërsa i dhuron një puthje atij. Por më i ëmbël është dedikimi i saj “Të du,du”., dy herë e theksuar. Pak ditë më parë edhe vetë Dj-i publikoi fotot romantike duke u puthur me këngëtaren, për të pranuar njëherë e mirë se janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë.
“Iconstyle.al” zbuloi lidhjen e dyshes që qershorin e kaluar, nisur nga postimet e dyshimta të tyre nga i njëjti vend, por Dafina e mohoi fillimisht.
Sipas “Panorama Plus”, ajo ka qenë “e frikësuar nga dështimet e lidhjeve të mëparshme, të cilat kishin marrë fund pasi ishin bërë publike”. Kujtojmë që Dafina ka bërë publike lidhjet e saj të mëparshme me Ledri Vulën dhe domenikanin Jose, të cilat nuk shkuan mirë.