Nëna e Rita Orës punon si psikiatre në një nga spitalet e Britanisë në mbështetje të pacientëve me COVID-10.
Ajo është shprehur se izolimi nga koronavirusi do të ketë pasoja në shëndetin mendor të njerëzve që sipas saj do shfaqen në aspekte të ndryshme.
Vera Ora u shpreh se ankthi dhe stresi do jenë në rritje dhe mënyra sesi do përjetojmë izolimin varet nga secili prej nesh, duke këshilluar aktivitetin fizik gjatë kësaj periudhe.
“Sa i përket shëndetit mendor izolimi do të ketë pasoja që do shfaqen në aspekte të ndryshme edhe në të ardhmen. Ankthi dhe stresi do të jenë në rritje e sipër mënyra sesi do ta përjetojmë izolimin varet nga secili prej nesh. Gjithashtu duhet të bëjmë aktivitet fizik gjatë izolimit. Prindërit duhet të kujdesen për shëndetin e fëmijëve pa debate dhe pa dhunë,”- u shpreh Vera.
Nëna e këngëtares me famë botërore rrëfeu se dy vajzat e saj janë izoluar në një shtëpi tjetër për shkak se ajo ka frikë mos ti infektojë me koronavirus.
“Është shumë e vështirë puna në këto kushte. E gjithë familja shqetësohet sepse rrezikohem. Por jemi të vetëdijshëm dhe mundohemi që ti zbatojmë rregullat. Për këto arsye vajzat janë të izoluar në një vend tjetër për ti shmangur nga rreziku i infektimit. Po mundohem të shmang transmetimin e infeksionit tek familja ime. Normalisht që merakosen për shëndetin tim,”-shtoi Vera.