Ashtu siç ndodhi dhe pas lindjes së princeshës Charlotte, ishte mami Kate Middleton që pasuroi albumin e familjes mbretërore me fotot e të vegjëlve të shtëpisë.
Në rrjetet sociale të “Kensington Palace” u publikuan dy fotot e para të princit Louis, fëmijës së tretë të princit britanik William dhe Kate, të bëra pikërisht nga dukesha.
Fotoja e parë është realizuar më 2 maj, ditën e ditëlindjes së princeshës Charlotte, ku është kapur momenti i një përqafimi të ngrohtë dhe një puthjeje. Ndërsa fotoja e dytë është realizuar tre ditë pas lindjes së Louis.