Diva e muzikës pop ka shkëlqyer me performancat e saj në festivalin vjetor “Coachella” në Kaliforni për të cilën ka pasur shumë prova dhe përgatitje intensive.
Një burim pranë Beyonce ka konfirmuar për “Daily Mail” se ajo i merr shumë seriozisht momentet para koncerteve për të cilat bën edhe shumë stërvitje në palestër.
Duket se 37-vjeçarja gjithashtu është përfshirë në një incident qesharak për të cilën vetëm njerëzit pranë saj janë në dijeni. Gjatë një seance në palestër teksa ishte mbi biçikletë, yllit të “Formation” i ngeci njëri bishtaleci tek rrota e saj. “Atë ditë Beyonce kishte dy bishtalecë aq të gjatë sa preknin tokën dhe njëri i’u ngatërrua tek rrota e biçikletës. Ishte një moment i frikshëm dhe qesharak në të njejtën kohë” ,-u shpreh burimi duke theksuar se fatmirësisht ato nuk ishin flokët e saj të vërtetë.