Kombëtarja egjiptiane ka publikuar sot listën përfundimtare me 23 futbollistët e grumbulluar që do të marrin pjesë në Botëror.
Pa diskutim që vëmendja kryesore e të gjithëve ishte për Mohamed Salah, futbollistin e dëmtuar në finalen e “Champions League”.
Të gjithë rrisnin me padurim konfirmimin e pjesëmarrjes së futbollistit të Liverpool në kombëtaren egjiptiane dhe ashtu siç pritej ai do të jetë pjesë e saj, pavarësisht se ai me shumë mundësi do të humbasë dy ndeshjet e para.
Në foton e mëposhtme mund të shihni emrat e lojtarëve të Egjiptit që do të grumbullohen për në Botëror.