Një super spektakël ishte ai i dhuruar nga Tirana në ndeshjen me Apollonin. Dëshira për tu rikthyer tek elita e futbollit shqiptar bëri që Tirana të thyente Apollonin me rezultatin 5-1.
Protagonistët e golave të ekipit bardheblu ishin Greca në minutën e 6, për ta mbyllur po ai në koën shtesë. Të tjerë shënues në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” ishin Muci po ashtu me dy gola dhe kapiteni i skuadrës Erando Karabeci me golin e shënuar në minutën e 78.
Fierakët e Apollonisw patën një paraqitje shumë të dobët përballë bardhebluve, i vetmi që mundi të shënonte në rrjetën e kryqeqytetasve ishte topi i gjuajtur nga Dimo.
Me pikët e fituara në këtë takim skuadra e trajnerit Ze Maria kryeson kategorin me 7 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt Bylis. Tanimë vetëm dy muaj para përfundimit të sezonit Tirana është favoritja numër 1 për Kategorinë e parë dhe për një rikthim aty ku ishte.