Pas sezonit të dështuar të Bundesligës një problem tjetër me të cilin po përballet Hamburgu janë edhe lojtarët nga të cilët priste shumë, sic është edhe Mavraj.
Menjëherë pas kthimit nga ndeshja me kombëtaren Mavraj merr një ndëshkim nga ekipi gjerman.
Trajneri Christian Titz e ka dënuar 31 vjecarin që të stërvitet me skuadrën e të rinjve. Shkak I këtij veprimi duket se është bërë gjendja shumë e keqe në të cilën ndodhet skuadra. Titz ka urdhëruar që Mavraj të stërvitet më ekipin e dytë për një periudhë të pacaktuar.
Në këtë sezon të Bundesligës Mavraj është aktivizuar në 17 ndeshje me Hamburgun i cili renditet i fundit me 18 pikë, 7 më pak se vendi i 15 që i shpëton rënies.
Kjo skuadër më përpara ka dënuar edhe brazilianin Walace Souza Siva për arsye disiplinore. Mavraj përballet me penalitetin e një udhëtim të paautorizuar në Milano.