Pas humbjes me Norvegjinë Shqipëria është duke menduar për grumbullimin e ardhshëm. Më 26 maj fiks 2 muaj pas ndeshjes së fundit kuqezinjtë do ta zhvillojnë grumbullimin e radhës në Zvicër.
Shqipëria do të zhvilloj një test tjetër miqësor 3 ditë pas ndeshjes me Zvicrën. Federate Shqiptare e Futbollit është duke biseduar me federatat e tjera pasi kundërshtari për këtë test miqësor që do zhvillohet më 29 maj nuk është gjendur ende.
Pas testit 29 maj-it, kombëtarja do zhvilloj një tjetër miqësore këtë herë ndaj Ukrainë. Kjo ndeshje është planifikuar të zhvillohet me 2 qershor. Sduhet lënë pa kujtuar fakti se me kombëtaren tashmë te kryesuar nga Shevchenko , kuqezinjtë janë përballur herën e fundit në Bergamo të Italisë më 3 qershor të 2016, ku triumfues ishte kombtarja ukrainase me rezultatin 1-3.