Miqësorja ditën e djeshme mund të kishte përfunduar me një humbje shumë më të thellë për kombëtaren tonë nëse sdo kishte qenë për dy pritjet spektakolare të Strakoshës. Portieri kuqezi konfirmoi edhe një herë tjetër formën shumë të mirë që ka treguar në kampionatin Italian.
Tomas Strakosha arriti që të mposhte konkurrencën e Marketit dhe të jetë portieri titullar i Lacios.
Mesatarja e notave që lojtarët kanë marrë në javën e 29-të të kampionatit Italian e pozicionon portierin e kuqezinjëve në vend të pestë duke lënë mbrapa disa ndër emrat më të mëdhenj të portës sic janë Handanovic por edhe legjendën Bufon.
Diferencë midis shqiptarit dhe portierit të Juvetusit nuk ka, megjithatë ai ja ka dal që të jet mbi shumë emra të tjerë shumë të lakueshëm në botën e futbollit Italian. Deri në këtë moment të kampionatit Strakosha ka arritur të vlerësohet me notën mesatare 6.81 ndërsa portieri i Interit me 6.79.
Renditja:
- Alison 7.07
- Sirigu 6.91
- Viviano 6.88
- Perin 6.87
- Strakosha 6.81
- Bufon 6.81
- Handanovicc 6.79
- Kranjo 6.78
- Shenzi 6.75
- Sportielo 6.73