Ashtu siç ishte paralajmëruar UEFA dënon Skëndërbeun me 10 vite jashtë aktiviteteve të Europës dhe me 1 milion euro gjob.Vepra për të cilën korcarët akuzohen është manipulimi i ndeshjeve.
Institucioni më i rëndësishëm i futbollit në Europë e ka vendosur dënimin ndaj klubit korcar më 21 mars. Gjithashtu mësohet se klubi i Skëndërbeut ka gjithsej 60 ditë kohë për të kundërvepruar ndaj këtij veprimi që e shkatërron si ekip.
Dy inspektor të UEFA-s kishin përgatitur një raport paraprak për klubin korcar.Nga ta u raportua për rreth 53 ndeshje të manipuluara dhe për këtë arsye kërkesa ishte për një ndëshkim me 10 vite, gjë që sot u bë konkrete.