Sot 65 ditë nga nisja e Botërorit në Rusi është zbuluar edhe kënga që do të shoqërojë këtë eveniment.
Këtë këngë e këndon këngëtari amerikan, Jeson Derulo, ‘Colors’, që do përfaqësojë Botërorin ‘Rusi 2018’. Qëllimi i kësaj këngë është të tregoj se përfshihen të gjitha ngjyrat dhe të gjithë flamujt e botës.
Është i sigurt suksesi i jashtëzakonshëm që pritet të korri kjo këngë, pasi çdo këngë e mëparshme që ka përfaqësuar Botërorin ka patur një fat të tillë.