×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Robben: Mësuam nga gabimi i Barcelonës

E Enjte, 12 Prill 2018 10:18

Një barazim pa gola të mërkurën, në “Allianz Arena”, ishte e mjaftueshme për të vulosur kualifikimin e Bayern Munich në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të gjashtë në shtatë sezonet e fundit.

Kjo, pasi vinin nga avantazhi 2-1 ndaj Sevilla, në fushën e kësaj të fundit, javën e kaluar. Të besuarit e Jupp Heynckes bashkohen me Liverpool, Roma dhe Real Madrid në gjysmëfinale.

“Los Blancos” kishin nevojë për një penallti në kohën shtesë, teksa Cristiano Ronaldo bëri të pavlefshme përmbysjen fenomenale të Juventusit në “Bernabeu”.

Ndërkohë, fitorja 3-0 e Romës, në “Stadio Olimpico”, të martën, që pa të largohej Barcelona nga Champions-i, ishte një paralajmërim edhe për bavarezët e Jupp Henyckes.

“Sigurisht që ishte një paralajmërim, – u tha Robben gazetarëve. – Kjo tregon se gjithçka mund të ndodhë në futboll. Nëse luani në këtë nivel, keni nevojë për një performancë të lartë. Ky do të jetë rasti edhe në gjysmëfinale. Ne jemi tashmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në “DFB-Pokal”. Duhet të shkojmë pak më tej. Në gjysmëfinale nuk ka favoritë, duhet të shohim se kush na bie në short dhe pastaj të përgatitemi mirë. Ekzistojnë vetëm skuadra të mira”.

Robben pranoi se nuk ishte një performancë e mirë e Bayernit të mërkurën, por kampionët e Bundesligës rrallë e humbën kontrollin e aksionit. “Nga jashtë, ndoshta fitorja 2-1 u ndje sikur ishte mbyllur gjithçka, por e dinim se Sevilla ka një ekip të mirë, – shtoi ai. – Në pjesën e parë kemi pasur disa probleme në mesfushë, pastaj kundërshtari ka cilësi dhe mund të luante me dinjitet. Sevilla, gjithsesi, pati pak shanse. Ne krijuam më shumë mundësi, por ai që na mungoi ishte goli. Duhej ta shënonim një gol”.

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 10:20
Login to post comments