Futbollisti i Kombëtares Ergys Kaçe është bërë baba për herë të dytë.
Përmes një postimi në “Instagram”, Kaçe ka bërë publik lajmin që është bërë baba i një vajze.
Futbollisti e ka dhënë lajmin teksa ka publikuar një foto ku shfaqet bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e porsalindur. “Mirëserdhe princesha ime”,- shkruan Ergysi.