Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e kreut të federatës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrrit. Mirëpo presidenti i FIFIA-s po ashtu është ndjerë krenar që e ka njohur Vokrrin dhe e ka quajtur njeri shembull për të gjithë.
“Mora me pikëllim këtë lajm, në emër timin dhe të komunitetit të futbollit mbarë botëror shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e Fadil Vokrrit,” u shpreh presidenti Infantino.
“Ai ka qenë një pionier në shumë mënyra dhe ka arritur një karrierë të madhe ndërkombëtare, duke luajtur në klube e liga të ndryshme të nivelit të lartë, në një kohë kur nuk ishte aq e zakonshme sa sot. Hodhi themelet për anëtarësimin e Kosovës në FIFA”, tha kreu i FIFA-s.
“Kjo kërkon energji të jashtëzakonshme, besim, forcë dhe bindje. Fadili i kishte të gjitha, ai ishte njeri shembull i entuziazmit, energjisë dhe një udhëheqës i madh. Jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar me të”, mbylli shkrimin e tij Infantino.