Një tërmet rrezikon të prishë atmosferën e Argjentinës në prag të Kupës së Botës. Një gazetar lokal, Gabriel Anello, ka sjellë në dritë disa akuza të rënda ndaj trajnerit Jorge Sampaoli dhe liderëve të Albiceleste.
Sipas asaj që raporton gazetari në Radio Miter, tekniku argjentinas është munduar të abuzojë seksualisht një kuzhiniere të Federatës së Futbollit në Buenos Aires.
“Në AFA ka ndodhur një incident i pahijshëm. Sampaoli ka ngacmuar seksualisht një kuzhiniere që punon aty dhe AFA po mundohet me çdo kusht të fshehë gjurmët e këtij incidenti.
“Sitata është shumë e rrezikshme për kombëtaren dhe Sampaoli-n, pasi ka të bëjë me drejtësinë.”
Sipas historisë, viktima që thuhet të jetë abuzuar nga trajneri ka shprehur dëshirën për të rrëfyer gjithçka por ka qenë federata që ka dashur t’i mbyllë gojën me çdo kusht. Ajo ka folur për shuma të mëdha që i janë ofruar vetëm për të heshtur.
Akuza të rënda për Sampaoli-n në prag të Kupës së Botës, nëse janë të vërteta, mbetet t’u parë/telesport.