Thomas Strakosha mbylli një sezon të jashtëzakonshëm në aspektin personal me Lazion, duke i ngjitur me shpejtësi shkallët e karrierës.
Kërkesa të shumta kanë mbërritur te Igli Tare për portierin e kombëtares shqiptare, ku e fundit dhe ndoshta më tunduesja për Lazion ka ardhur nga Gjermania.
Bayer Leverkusen është i gatshëm të paguajë 30 milionë për portierin shqiptarë dhe Lazio ka nisur menjëherë punën për të gjetur zëvendësuesin.
Si pasardhës i Berishës, drejtuesit e Lazios po mendojnë për Marco Sportiello, i cili ka një vlerë prej 5 milionë eurosh dhe që nuk po gjen hapësirë të Atalanta.