Panucci nuk bindet nga eksperimetet, rikthen te Shqipëria 36-vjeçarin

E mërkurë, 22 August 2018 22:53

Pasi eksperimentoi duke provuar lojtarë të ndryshëm, Christian Panucci ka kuptuar se Shqipëria nuk ka ende një alternativë më të mirë se Ansi Agolli dhe ka vendosur të rikthejë në skuadër kapitenin kuqezi.

Pas një telefonate të gjatë, palët janë sqaruar për mungesën e grumbullimit gjatë këtyre miqësoreve dhe tashëm Agolli është gati të vihet në dispozicion të Panuccit për ndeshjet e Nations League, ku edhe do të udhëheqë 11-shen kuqezi, drejt fushës së blertë.

Rikthimi i Agollit është një lajm dyfish i mirë për Panuccin, pasi së pari tashmë do të ketë një mbrojtës me shumë eksperiencë, në krahun e majtë dhe së dyti, pasi tashëm nuk do të duhet të numërojë ndeshjet e lojtarëve, për të vendosur se kush do të mbajë shiritin e kapitenit.

Mbrojtësi kryeqytetas është 36 vjeç tashmë, por fakti që luan në një skuadër si Qarabag dhe vitin e kaluar u aktivizua si titullar në fazën e grupeve të Ligës së kampionëve, është një arsye pse i duhet besuar ende në formacionin kuqezi.

Ansi Agolli numëron 73 ndeshje me Shqipërinë, ku ka shënuar edhe 3 gola, ndërsa që prej 2010 aktivizohet me azerët e Qarabagut, ku ka luajtur më shumë se 200 ndeshje, ka fituar disa tituj kampionë dhe ka kaluar ture të tëra në kompeticionet europiane.

Modifikuar më E Enjte, 23 August 2018 08:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...