Ish trajneri kuqezi, shqiptari i natyralizuar Gianni De Biasi, ka dhënë opinionin e tij në lidhje me garën për titullin kampion në Itali.
Ai ka folur për rivalët e Juventusit në Seria duke përmendur Interin, Milanin dhe Napolin.
“Është shumë herët për të treguar, teknikisht Inter është i strukturuar mirë, por duhet të rritet ende. Spalletti ka për të punuar në mentalitetin. Milani ka bërë një merkato të rëndësishëm dhe mund të bëjë shumë mirë. Napoli mbetet të shihet, sepse është ekipi që e bëri më pak në treg dhe ka humbur Jorginhon. Inglese? Më lehtë mund të bëjë zëvendës Milik sepse ai ka treguar se mund të luajë në nivele të caktuara”, ka thënë ish trajneri i Shqipërisë.