Pasi u largua mbrëmë me karton të kuq Kylian Mbappe e ka pranuar se duhet të mësojë ta kontrollojë temperamentin e tij por ai nuk është penduar për shtyrjen e Teji Savanieri.
Në fund të ndeshjes e cila përfundoi me rezultat 4-1, Sanavieri i bëri një ndërhyrje të keqe Mbappe, i cili reagoi duke e shtyrë atë. Që të dy u ndëshkuan me karton të kuq, përcjell Gazeta Express.
Francezi tha se ai nuk mund ta tolerojë më trajtimin fizik që mori nga lojtarët e Nimesit. “Është thjesht një grumbullim i gjërave. Ky është futbolli. Unë duhet të mësoj se kur luan në një klub si ky, t’i lësh gjërat të shkojnë sepse kjo gjë po më ndodhë çdo javë. Nëse mërzitem për ndërhyrje çdo javë, atëherë do të marrë shumë kartonë të kuq”, ka thënë Mbappe.
“Jo, nuk jam penduar. Edhe nëse do të përsëritej, do ta bëja sërish. Dua t’i kërkoj falje tifozëve dhe të gjithëve sepse unë nuk mund t’i tolerojë gjërat e tilla”