Sot Kupa e Shqipërisë fillon rrugëtimin e saj për sezonin 2018-2019. Në garë për këtë çmim janë tre ekipe nga Kategoria e Parë dhe një nga Kategoria e Dytë.
Ata do të vendosin se cili do kaloj turnin tjetër për kupën më të rëndësishme në futbollin shqiptar.
Një nga përballjet dhe që duket edhe shumë interesante është ajo e Elbasanit, ku skuadra vendase do të presë Orikumin, kundërshtarin e sezonit të shkuar për ngjitjen në të Parën. Kjo ndeshje do të luhet në orën 16:00 në “Shefqet Lamçja”, rezultati i së cilës do vendos se kush do të shkojë më para dhe do i dalë përballë Kukësit në fazën tjetër.
Skuadra që do dalë fituese në ndeshjen e sotme do përballet me verilindorët më 12 dhe 26 shtator.
Po kaq interesante është edhe ndeshja mes Veleçikut dhe Klosit që janë të pozicionuara në grupin A të Kupës së Shqipërisë. Koplikasit që janë rikthyer në Kategorinë e Parë do të ndeshen me ekipin e Klosit që bënë sezon të kënaqshëm.
Për ta është hera e parë që marrin pjesë në Kupën e Shqipërisë, kështu që do të kërkojnë të lënë mbresa në 90 minutat vendimtare. Kundërshtar i skuadrës që do të kualifikohet është Skënderbeu.