Aktualisht në javën e katërt të “Premier League” është duke u luajtur ndeshja Arsenal-Cardiff, ku ekipi i parë është duke udhëhequr ndeshjen dhe kjo e gjitha falë golit të futbollistit me origjinë shqiptare Shkodran Mustafit.
Mbrojtësi i cili luan për kombëtaren e Gjermanisë, në minutën e 11 të takimit, falë një krosi perfekt të Xhakës ka realizuar një gol fantastik me kokë.
Akoma dhe më interesante ishte mënyra e festimit, teksa 26-vjeçari bëri simbolin e shqiponjës. Një gjest i cili kohët e fundit është konsideruar si provokues.