Futbolli holandez është tronditur ditën e sotme, pas një ndodhie shumë ë rëndë ku portieri 13-vjeçar e skuadrës MvR të qytetit të Heerenberg që ndodhet 120 kilometër larg kryeqytetit Amsterdam ka ndërruar jetë gjatë lojës.
Vogëlushi ishte i angazhuar në një ndeshje të kampionatit të të rinjve, kur u përplas me kundërshtarin në mënyrë të dhunshme, e si për pasojë humbi menjëherë ndjenjat.
Pavarësisht tentativave për ta mbajtur gjallë, i riu humbi jetën gjatë momentit kur po transportohej me urgjencë në spitalin e qytetit Nijemgen. Jan Dirk va nder Zee, kreu i futbollit amator në Federatën e Futbollit të Holandës njoftoi nëpërmjet rrjetit social “Tëitter” ndarjen nga jeta të të riut duke shkruajtur: “Do të jemi aty për MvR”.