Reali i Madridit do të luajë në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve kundër ekipit meksikan të Guadalajaras, ose kundër kampionëve të Azisë, që ende nuk janë përcaktuar. Ky është verdikti i shortit të hedhur në Zyrih, pranë zyrave të FIFA-s, ku është përcaktuar kalendari i Botërorit të Klubeve që do të zhvillohet më 12-22 dhjetor në Emiratet Arabe.
Nga 7 skuadrat pjesëmarrëse, vetëm 4 dihen që tani: Reali i Madridit kampion Europe, Guadalajara kampione e CONCACAF-it, Team Wellington kampion i Oqeanisë dhe Al-Ain, fitues i kampionatit të fundit në Emiratet Arabe, vendit organizator.
Gjysmëfinalja tjetër do të diskutohet mes fituesve të Kupës Libertadores dhe njërit mes kampionëve të Afrikës dhe fituesit të turit të parë Al-Ain-Team Wellington. Mbetet të përcaktohen përfaqësuesit e Afrikës, Azisë dhe Amerikës së Jugut.