Po luhet në “Elbasan Arena”, ndeshja e parë e Ligës së Kombeve, mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj Izraelit me një super gol të Taulant Xhaka i cili shënoi me një goditje të bukur nga distanca.
Edhe pse me mungesa të shumta dhe me lojtarë që nuk aktivizohen sistematikisht në klubet e tyre, djemtë kuqezinj do të kërkojnë hakmarrjen ndaj Izraelit, në shtëpi, pas asaj humbjes 0-3 në sfidën e 12 nëntorit të vitit 2016.