Një incident skandaloz ka ndodhur me kombëtaren shqiptare të futbollit gjatë udhëtimit për në Skoci, ku do të luajnë ndeshjen e dytë të grupit 1 të Ligës së Kombeve.
Ndonëse ata kishin rezervuar në terminalin VIP të Aeroportit ‘Nënë Tereza’, ekipi do të trajtohet si pasagjerët e zakonshëm.
Kjo gjë nuk ndodhi dy ditë më parë me ekipin e Izraelit, i cili erdhi në Rinas përmes terminalit VIP. Dy vjet më parë futbollistët e kombëtares u pajisën me pasaportë diplomatike nga Ministria e Jashtme.